Situata e paqëndrueshme meteorologjike, e cila vazhdon të jetë prezente në Gjirin e Durrësit, ka ndikuar edhe në veprimtarinë e Portit të Durrësit.
Asnjë nga tragetet e linjës me brigjet italiane nuk është nisur nga Porti i Durrësit mbrëmjen e kaluar, ndërsa mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30 është nisur trageti Durrës-Bari.
Po ashtu edhe nga Porti i Barit nisja e tragetit të linjës është me vonesë dhe pritet të mbërrijë në Portin e Durrësit pas mesditës.
Forca e erës pritet të rritet dhe për pasojë është ndërprerë përkohësisht përpunimi i anijeve tregtare.
Nuk është rregjistruar asnjë incident deri në këto momente, ndërkohë që APD bën me dije se janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.