Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar udhëtarët, se për shkak të motit të keq, gjatë ditës së nesërme do të ketë anulime dhe spostime të nisjeve të trageteve.

Në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare bëhen të ditura edhe linjat e trageteve që do të anulojnë udhëtimin dhe ato që do të spostojnë udhëtimet.

🟥Njoftim!

Njoftojme te gjithe pasagjeret se si rezultat i kohes se keqe ;
🔴Kompania Grandi Navi Veloci do te anulloje nisjen e tragetit GNV Blu ne daten 06.01.2024.
🔴Kompania Adria Ferries nisjet e planifikuara ne datat 06 dhe 07.01.2024 ora 13:00 do te spostohen ne oren 23:00. Te gjithe pasagjeret qe te kontaktojne kompanite respektive per marrjen e informacioneve te metejshme.
🟢Linjat e tjera Durres-Bari-Durres do te vazhdojne normalisht.
🟢Linja Durres-Ankona-Durres do te vazhdoje normalisht.
🟢Linja Vlore-Brindisi -Vlore do te vazhdoje normalisht.
🟢Linja Sarande-Korfuz-Sarande do te vazhdoje normalisht.