Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bërë një njoftim përsa i përket situatës detare në portet e vendit dhe në rada, e shkaktuar prej motit të keq.
Ndërsa në Durrës situata paraqitet e qetë, problematikat më të mëdha kanë qenë në portet e jugut të vendit, sidomos atë të Vlorës.
Situata në portet dhe radat paraqitet si më poshtë:
Në portin Durrës mjetet kanë operuar sipas planit. Nuk ka patur probleme gjatë operimit.
Gjatë mëngjesit të ditës së sotme në Portin e Vlorës trageti i linjës “Galaxy”që mbërriti me pasagjerë nga Brindisi tentoi të akostohej në kalatë por si rezultat i erës se fortë nuk mundi të qëndrojë pasi ju këputën 2 cimat dhe doli përsëri në radë me pasagjerë. Aktualisht sapo u bë e mundur akostimi në kalatë:
Trageti “Galaxy”. Mbas përfundimit të procedurave të shkarkimit dhe ngarkimit ky traget do të niset për Brindisi.
Trageti Ionian Star ndodhet në kalatë i akostuar dhe do të niset për në Brindisi në darkë.
Në portin Sarandë anijet pasagjere të linjës me Korfuzin nuk operojnë pasi është pezulluar operimi i tyre deri në pērmirësimin e situatës.
Në portin e Shëngjinit situata është e qetë dhe pa probleme.
Për anijet e peshkimit është pezulluar pezulluar lundrimi deri në përmirësimin e situatës.
Momentalisht era është me drejtim VP.
Nga dita e nesërme pritet përmirësim i kushteve të motit