Për shkak të motit të keq në Tiranë, disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Lajmin e bëri të ditur OSHEE, e cila njofton se për shkak të motit të keq, janë shkaktuar disa problematika në rrjetin e shpërndarjes së energjisë në disa zona të kryeqytetit.

Në njoftimin zyrtar të tyre, thuhet se defektet raportohen në NST Kashar, Qendër dhe Traktora.

Pa energji kanë mbetur pjesërisht zona e Yzeberishtit, Bulevardi “Migjeni” Kashar, rrugët “Azem Meshi” dhe “Engjell Mashi”.

Në zonën Ali Demi raportohet për dëmtim rrjeti nga palë të treta. Pa drita janë zonat rreth “tregut elektrik”, “burgu i grave” dhe rruga “Sali Nivica”.

Njoftimi i OSHEE:

OSSH, Situata e furnizimit në Tiranë

Moti i keq me reshje shiu ka shkaktuar problematika në rrjetin e shpërndarjes në disa zona të kryeqytetit.

Defektet raportohen në disa fidera të NST Kashar, Qendër dhe Traktora.

Aktualisht nga informacioni i orës 18:00 të dispecerisë qendrore të OSSH, situata e defekteve në kryeqytet është si më poshtë:

Pa energji kanë mbetur pjesërisht zona e Yzeberishtit, Bulevardi “Migjeni” Kashar, rrugët “Azem Meshi” dhe “Engjell Mashi”.

Në zonën Ali Demi raportohet për dëntim rrjeti nga palë të treta. Pa drita janë zonat rreth “tregu elektrik”, “burgu i grave” dhe rruga “Sali Nivica”.

Grupet e OSSH Tirana 1 dhe Tirana 2 ndodhen në terren, por moti i keq ka vështirësuar punën e tyre duke sjellë vonesa në riparimin sa më shpejt të avarive.