Ish-kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e dërguar nga “qytetarët dixhital” përsa i përket përmbytjeve në autostradën Tiranë-Durrës dhe në lagjen nr.15 në Durrës, në zonën e Spitallës. Ndërkohë një video dokumenton situatën e rëndë në Fushë-Krujë.
Berisha ka publikuar apelin për ndihmë të një familje në Durrës:
“Jetoj ne durres lagja 15 spitalle
Kjo eshte gjendja ne shtepine time tani
Ne po mbytemi dhe shteti yne nuk ben asgje
Ju lutem na ndihmoni
Theksoj se ketu ne zonen e durresir jane dy rezervare jo ne zonen e zdruthktarise por ne lagjen 15 spitalle perball shkolles Neim Babameto”
Ndërsa mesazh dërguesi që ndodhet në autostradë shkruan se niveli i ujit sa vjen dhe rritet dhe situata po përkeqësohet.
Në videon që publikon ish-kryeministri konstatohet situata e vështirë në Fushë-Krujë.





