Situata e rënduar meteorologjike gjatë natës në gjirin e Durrësit, ka shkaktuar nisjen me vonesë të trageteve nga Durrësi drejt Barit, me rreth 4 orë e gjysmë vonesë.

Nga të dhënat e Kapitanerisë, “DurrësLajm” mëson se deti kishte forcë rreth 7 ballë dhe u prit që të qetësohej situata që më pas të niseshin dhe tragetet. Tragetet janë nisur nga porti në orën 02:50 dhe 03:00 të së hënës.

Ndërkohë sipas po të njëjtave burime, tragetet nga Italia kanë mbërritur sot në orar në portin e Durrësit, konkretisht: “Rigel VII” në orën 07:30 dhe “Aurelia” në orën 08:50.

Situata në gjirin e Durrësit aktualisht paraqitet e qetë, me forcë 3 – 4 ballë, ndërsa në det të hapur vijon të jetë rreth 6 ballë. Situata më e rënduar ka qenë në bregun italian ku gjatë natës forca e detit ka qenë 7- 8 ballë.