Moti i keq ka përfshirë Britaninë e madhe. Përmbytjet në tunele kanë prishur planet e mijëra udhëtarëve për festat e fundvitit.
Përmbytjet e tunelit kanë sjellë anulimin e lëvizjeve të trenave. Mbretëria e Bashkuar po përgatitet për kushte ekstreme të motit.
Meteorologët paralajmërojnë se vendi do të përfshihet nga reshje shiu, erëra të forta, si edhe borë dhe mund të ketë përmbytje në zona të ndryshme. Gjithashtu theksohet se do të ketë edhe ndërprerje të transportit.
Eurostar, i cili drejton shërbimet nga Londra në Paris, Bruksel dhe Amsterdam, tha se janë anuluar 41 trenat për dhe nga kryeqyteti për shkak të motit të keq.
Përmbytjet, në një tunel pranë Ebbsfleet International, po pengojnë gjithashtu trenat e Hekurudhave Juglindore, ndërsa drejtori menaxhues i operatorit Steve White tha se nuk ka “asnjë afat kohor” se kur do të zgjidhet problemi.
Water floods tunnel as Eurostar trains cancelled pic.twitter.com/POaJikRP4X
— The Independent (@Independent) December 30, 2023