Pas Greqisë, moti i keq ka shkaktuar viktimat e para edhe në Itali. Bëhet fjalë për një 27-vjeçar që humbi jetën gjatë një aksidenti rrugor, nga shikueshmëria e ulët për shkak të reshjeve të dendura.
Më i godituri është rajoni i Abrucos, ku përmbytjet kanë bllokuar rrugë e kanë shkaktuar rrëshqitje toke. Reshjet e dendura po spostohen edhe drejt jugut.
Ndërkohë në Greqi, nga përmbytjet e orëve të fundit numërohen 15 viktima, 27 të plagosur e disa të zhdukur.