Tre persona kanë humbur jetën deri më tani në SHBA, si pasojë e përmbytjeve që kanë shkaktuar reshjet e fuqishme. Të paktën 5 shtete janë detyruar të shpallin gjendjen e emergjencës, ndërsa komunitete të tëra kanë mbetur të izoluara krejtësisht.

Nebraska është shteti i goditur më rëndë nga vala e përmbytjeve, që pason stuhinë e fuqishme dimërore të u përplas javën e kaluar mbi Shtetet e Bashkuara.

Një fenomen meteorologjik i lidhur me uraganët, të cilin shkencëtarët e quajnë “cikloni bombë”, goditi përpara disa ditësh Rocky Mountains dhe rrafshinat qëndrore të vendit, duke lëshuar borë e shi të ngrirë mbi miliona amerikanë në Iowa, Nebraska, Ëisconsin, Minnesota dhe Dakotën e Jugut.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar paralajmëroi se përmbytjet në disa zona mund të vazhdojnë edhe për pjesën tjetër të javës.