Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë vijuar edhe përgjatë mbrëmjes së djeshme në territorin e vendit. Grupet e punës kanë qenë të pranishme në terren që në momentet e para të përkeqësimit të motit, duke ndërhyrë kudo ku janë raportuar problematika. Edhe përgjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme strukturat nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë qenë të angazhuara në të gjithë territorin duke punuar për normalizimin e situatës.

AKSET RRUGORE

Akset që kanë pasur probleme me rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës:

Rajoni Verior

•Bajram Curri-Valbonë

•Dushaj-Lekbibaj

•Sopot-Kërranjë

•Qafë Mali-Fierzë

•Ura e Fanit

•Rrëshen-Shpal

•Shpal-Fushë Arrëz

•Qafë Dushk-Sevaster

•Kukës-Shishtavec

•Shpal-K/Hadroj

•Kukës-Krumë

•Skuraj-Burrel

•Peshkopi-Vasije

•Ura Bujan-Qafë Morinë

Rajoni Qendror

•Pezë-Helmës

•Kryqëzimi i Mulletit

Rajoni Jugor

•Qukës-Qafë Plloçë

•Maliq-Lozhan

•Rrëshqitje në fshatin Vajzë

•Kosinë

•Vuno

•Berat-Ballaban

•Memaliaj-Tepelenë

•Përmet-Tre Urat

•Lekël-Këlcyrë

•Qarkullimi ka vijuar të gjitha akset janë të hapura.

•Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje 24/7 për të bërë pastrimin e akseve rrugore.

FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE

•Aktualisht janë 17 fidera të stakuar për shkak të situatës nga moti i keq.

•Nënstacioni Kajan në Belsh është jashtë pune si pasojë e shkarkesave atmosferike, duke sjellë avari në pajisjet 10kV.

•Ka nisur puna për zëvendësimin e çelave dhe aseteve të dëmtuara.

RRJETI I TRANSMETIMIT

•Të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV janë në operim normal.

•Të gjitha brigadat e linjave dhe nënstacioneve janë në gatishmëri.

SITUATA NË KASKADËN E DRINIT

Prurjet natyrore në kaskadë janë rreth:

•HEC Fierzë 2300 m3/s

•HEC Koman 1150 m3/s

•HEC Vau i Dejës 400 m3/s

•KESH vijon të monitorojë me kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme situatën hidrike në kaskadë, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të burimeve ujore.

FURNIZMI ME UJË

•Situata paraqitet e normalizuar dhe pa problematika në furnizimin me ujë të pijshëm.

•Në Rajonin e Lezhës situata është normalizuar. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal dhe në qytet nuk ka prani të ujërave sipërfaqësore.

•Situata në Rajonin e Durrësit është drejt normalizimit. Zona e Kënetës dhe Nishtulla paraqet përmirësim.

•Në Rajonin e Kukësit burimet e furnizimi me ujë të pijshëm vazhdojnë të jenë të turbulluara.

PORTET DHE AEROPORTI

Porti Durrës

•Vijon puna normalisht në të gjithë sektorët.

Porti Vlorë

•Trageti i linjës Vlore Brindisi ka mbërritur normalisht dhe është nisur në mbrëmje sipas parashikimit.

•Vazhdon të jetë e pezulluar lëvizja e mjeteve të vogla në Gjirin e Vlorës.

Porti Sarandë

•Situata paraqitet e qetë. Trageti i linjës me Korfuzin ka vijuar normalisht operimet.

AEROPORTI “NËNË TEREZA”

•Gjatë mbrëmjes, nga ora 01:30-03:30, për shkak të kushteve meteorologjike të ngarkuara kanë devijuar 5 fluturime (Bologna, Milano, Torino, Bari, Keln) për në Brindisi dhe Bari.

•Gjatë ditës së sotme operimet vijojnë normalisht.