6 mars 2015 – Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor kanë raportuar për akset kryesore kombëtare dhe janë shprehur se përgjithsisht nuk ka probleme në transport, por iu apelohet gjithë drejtuesve të mjeteve ne zonat ku ka veshtirësi qarkullimi, për të zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe për të respektuar sinjalistikën.

Për ditën e sotme, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Durrës

Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim dhe të respektohet sinjalistika rrugore.

Tiranë

Qarkullimi kryhet normalisht në të gjithë akset e qarkut. Të bëhet kujdes në lëvizje dhe të respektohet sinjalistika.

Elbasan

Aksi Elbasan-Gjinar është bërë i kalueshem me vështirësi, sipas variantit të ri të rrugës. Në këtë aks vazhdon të punohet. Po në këte segment, 300 m nga rruga kryesore ka rreth 30 cm cedim në një gjatësi 40 ml, përballë kompleksit KRIVA.

Elbasan-Qafë Thanë, në Murrash ka pasur rënie gurësh, por vazhdon të punohet. Nuk ka probleme për qarkullimin.

Në aksin Fushë Studë – Steblevë ka 20 cm bore, qarkullimi pa probleme.

Në aksin Elbasan – Gjinar nuk lejohet kalimi i autobuseve. Të behet kujdes në zonat ku ka rrëshqitje të rrugës. Qarkullimi është normal në të gjithë aksin.

Berat

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes me qarkullimin në akset ku ka rrëshqitje, si pasojë e reshjeve .

Fier

Gjendja në akset e Fierit është normale. Të bëhet kujdes në lëvizje dhe të respektohet sinjalistika rrugore.

Vlorë Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset e këtij qarku.

Në aksinVlorë – Palasë, në Fushë Dukat, ka një shkarje të trupit. Kalimi kryhet me dy kalime me vështirësi. Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në segmentet ku ka rrëshqitje të materialeve në rrugë.

Gjirokastër

Nuk ka probleme për qarkullimin. Po mbahen nën kontroll dhe në monitorim të vazhdueshëm zonat ku ndodhin rrëshqitje. Të bëhet kujdes në këto zona.
Përdoruesit e rrugës të zbatojnë sinjalistikën e vendosur në segmentet ku ka shkarje.

Korçë

Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm. Deri në këto momente situata në akset e qarkut të Korçës nuk paraqitet problematike për qarkullimin e mjeteve. Të bëhet kujdes në qarkullim.

Shkodër

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku. Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhirë.

Lezhë

Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij Qarku.

Kukës

Reshjet e borës kanë ndaluar, trashësia e borës ka arritur në 100 cm.

Tropojë ka reshje shiu dhe kjo ka ëberë që qarkullimi të jetë pa zinxhirë.

Gjithashtu dhe në Pukë kanë pushuar reshjet e borës, por vetëm në aksin Q.Mali – Fierzë, momentalisht është i bllokuar në zonën e Dardhës. Po punohet për zhbllokimin e aksit.
Akset e tjera janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Po punohet për zgjerimin e pjesës kaluese. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Të tregohet kujdes në qarkullim, sidomos në zonat ku ka rrëshqitje në rrugë dhe për shkak të borës. Zona e Dardhës në aksinQ.Mali – Fierzë, momentalisht është e bllokuar.

Dibër

Në Dibër kane pushuar reshjet e dëborës.
Akset Q.Bualli – Krastë , Segmenti Muhur – Q,Draje, Ostren – Steblevë, Sllovë – Kala e Dodës kanë vështiresi në qarkullim prandaj rekomandohen zinxhirët.

/S.L. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/