“Princesha e Dyrrahut” titullohet komedia me autor dhe regjisor Vladimir Dodën, e cila do të shfaqet premierë këtë fundjavë, 2 dhe 3 prill, në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”.
Ngjarjet zhvillohen në Dyrrahun e shek. XII.
Doktor Niçefori, që është udhëheqësi i qytetit, është i dashuruar me Lukrecian, një zonjë aristokrate dhe e nderuar, por me një të kaluar të fshehtë.
Mes ndikimeve të ndryshme dhe eventeve “madhore ndërkombëtare” si luftra dhe Kryqëzata, pritet të vijë në qytet edhe i Dërguari fuqiplotë i Perandorisë që do ndryshojë edhe ekuilibrin e pushtetit.
Me autor dhe regji të Vladimir Dodës, kostumografi të Lira Zahirit, skenografi të Erti Bejdos dhe grimimin e Adelina Gjojdeshit, në këtë komedi interpretojnë aktorët 𝗠𝗮𝗿𝘃𝗶𝗻 𝗧𝗮𝗳𝗮𝗷, 𝗔𝗹𝗲𝘀𝗶𝗮 𝗫𝗵𝗲𝗺𝗮𝗹𝗮𝗷, 𝗠𝗶𝗺𝗼𝘇𝗮 𝗠𝗮𝗿𝗷𝗮𝗻𝗮𝗸𝘂, 𝗗𝗲𝗹𝗷𝗮𝗻𝗮 𝗧𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝗶, 𝗝𝗮𝗵𝗼 𝗚𝘂𝗺𝗮, 𝗔𝗺𝗼𝘀 𝗭𝗮𝗵𝗮𝗿𝗶𝗮, 𝗦𝘂𝗲𝗹𝗮 𝗕𝗮𝗸𝗼, 𝗫𝗵𝗲𝗷𝗻𝗶 𝗙𝗮𝗺𝗮, 𝗚𝗿𝗲𝘁𝗮 𝗖𝗮𝗻𝗶, 𝗚𝗷𝗲𝗿𝗴𝗷 𝗗𝗼𝗰̧𝗶 dhe 𝗩𝗹𝗮𝗱𝗶𝗺𝗶𝗿 𝗗𝗼𝗱𝗮.
Sipas traditës së Commedia dell’Arte, premiera më e re e Teatrit ndërthur evente dhe personazhe historike me elemente të fantazisë, duke trajtuar edhe fenomene aktuale ku në fund veset ndëshkohen dhe të rinjtë kurorëzojnë dashurinë e tyre.
Për të rezervuar është vënë në dispozicion numri i telefonit: 𝟬𝟲𝟴𝟯𝟵𝟭𝟯𝟴𝟭𝟯, ndërsa bileteria do të jetë e hapur çdo ditë në fashën e orarit 𝟬𝟵:𝟬𝟬 – 𝟭𝟮:𝟬𝟬 𝗱𝗵𝗲 𝟭𝟳:𝟯𝟬 – 𝟭𝟵:𝟬𝟬.