Moti i keq ka shkaktuar probleme sa i përket transportit detar në Durrës dhe Vlorë.

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka njoftuar se do të pezullohen nisjet e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit nga ky port deri në datën 6 shkurt

Ndërkohë transporti ndërkombëtar do të vijojë normalisht.

Njoftim datë 04 shkurt 2023 i Kapitenerisë së Portit Vlorë:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 04 – 06 Shkurt 2023 duke filluar nga ora 14:00 datë 04 shkurt 2023 në drejtimin Veri-VeriPerëndim në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 7-8bft me shpejtësi ere deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4.50 metra.

1.Të ndalohet dhënia e leje – nisjes gjatë datave 04 – 06 shkurt 2023 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të vlorës dhe të njoftohen për marjen e masave për sigurimin e tyre.

  1. Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.

3.Të njoftohen drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 04-06 Shkurt 2023.

  1. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
  2. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 06 Shkurt 2023 ora 14:00.