24 orët e fundit, situata sinoptike në qytetin e Durrësit është karakterizuar nga reshje shiu, të shoqëruara nga erë e fortë.

Moti i keq, përveç vështirësive dhe vonesave që ka shkaktuar në portin e Durrësit në sektorin e ngarkim-shkarkimit, ka sjellë një situatë të rënduar edhe në qytet.

Nga raportimet që vijnë në redaksinë e DurrësLajm, disa zona të qytetit janë pa drita.

Zona e ish-Kënetës është në errësirë, që prej orës 17.30, ndërkohë që vetëm pas një ndërprerje rreth dy orëshe energjia u rikthye.

Pamjet filmike tregojnë të gjithë zonën të zhytur në errësirë dhe dritat e vetme që vihen re janë automjetet që qarkullojnë në rrugë.