TIRANË, 12 mars 2013 – Moti i keq është bërë shkaktar i një aksidenti automobilistik në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës. Një automjet që po udhëtonte në këtë aks ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. 

Si pasojë e aksidentit kanë pësuar plagë të lehta shoferi dhe një pasagjer që udhëtonte me të. Reshjet e dendura të shiut duket se e kanë nxjerrë makinën jashtë kontrollit, por fatmirësisht incidenti nuk shkaktoi viktima.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/