Për shkak të motit të keq dy nga tragetet që ishin nisur nga Bari kanë mbërritur me vonesë ditën e sotme në portin e Durrësit, ndërsa trageti i linjës Ankona-Durrës ka mbërritur në kohën e planifikuar.

Ndërkohë, tragetet e linjës Durrës-Bari janë parashikuar për lundrim mbrëmjen e sotme. Ndërsa ai i linjës Durrës-Ankona është parashikuar për të lundruar pasditen e sotme.

Sipas njoftimit zyrtarë të Autoritetit Portual Durrës, procesi i përpunimit të 7 anijeve që ndodhen në kalatat e portit përkohësisht është pezulluar në Terminalin Perëndimor, ndërsa vijon normliasht në Terminalin e Konteinerëve dhe atë Lindor.

NJOFTIMI I APD-së:

Dispeceria Qendrore e Autoritetit Portual Durrës mbi situatën operacionale në Portin e Durrësit,

🗓 26 nëntor 2021:

Tragetet në hyrje:

“Golden Bridge”, Linja Bari-Durrës ka mbërritur me vonesë dhe është akostuar në orën 09:25;

“Rigel III”, linja Bari-Durrës, mbërrin me vonesë për shkak të motit të keq;

“AF Claudia”, linja Ankona-Durrës, mbërrin në kohën e planifikuar.

Tragete në dalje:

“Golden Brigde”, parashikuar për të lundruar mbrëmjen e sotme drejt Barit;

“Rigel III”, parashikuar për lundrim mbrëmjen e sotme drejt Barit;

“AF Claudia”, parashikuar për të lundruar drejt Ankonës pasditen e sotme.

📌Procesi i përpunimit të 7 anijeve që ndodhen në kalatat e portit përkohësisht është pezulluar në Terminalin Perëndimor, ndërsa vijon normliasht në Terminalin e Konteinerëve dhe atë Lindor.

Ju ftojmë për çdo informacion në vijim të klinkoni në faqen tonë zyrtare: www.durresport.al.

Autoriteti Portual Durrës⚓