Pas përmbytjes së disa zonave për shkak të motit të keq, ministria e Arsimit ka marrë vendimin të pezullojë mësimin në të gjithë Shqipërinë për ditën e nesërme.
"Për shkak të përkeqësimit të motit në të gjithë vendin, si dhe nga informacionet e marra nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore mbi situatën e reshjeve të dendura të shiut, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton pezullimin e procesit mësimor, në datën 01 dhjetor 2017, në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniveristar",-thuhet në njoftimin e ministrisë.





