Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim zyrtar ku ka bërë me dije qytetarët lidhur me situatën e krijuar nga moti i keq në vend.

Në njoftim thuhet se pjesa më e madhe e akseve ishin të kalueshme ndërsa po punohet për zhbllokimin e segmentit rrugor Lekbibaj-Sheshi i trageteve Fierzë.

Njoftimi i Ministrisë se Mbrojtjes:

Situata në qarkun e Kukësit, pas reshjeve të ditës së djeshme, sot paraqitet më e qetë.

Sipas informacioneve nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, në bashkinë Tropojë ku pati dëme, gjendja është normalizuar, ndërkohë që vazhdon puna në terren nga grupet e punës për eliminimin e pasojave.

Në mbështetje të forcave në terren po punojnë mjete dhe forca e batalionit të Xhenios dhe Batalionit të Mbështetjes së Emergjencave Civile.

Ndërsa bashkia ka ngritur grupet e vlerësimit të dëmeve.

Aktualisht në territorin e bashkisë Tropojë:

– Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. (Curri-Valbonë,Ura e Bujanit-Qafe Morine,Sopot-Kerrnaj,Qafe Mejdan-Tropojë-Buçaj,B.Curri-Cërrnicë dhe B.Curri –Fierzë)
– Rruga Lekbibaj- Fierzë është e bllokuar nga rrëshqitjet e gurëve, po punohet me mjetet e bashkisë për zhbllokimin e segmentit rrugor Lekbibaj-Sheshi i trageteve Fierzë.
– Po punohet nga grupet e punës së OSHEE për riparimin e defektit në nënstacionin elektrik në Gropë Fierzë dhe rikthimin e energjisë në njësinë administrative Fierzë dhe fshatin Valbonë.
– Në fshatin Degë njësia administrative Fierzë është dërguar një fadromë në mbështetje të komunitetit.

Në qarqet e tjera të vendit situata është e qetë dhe nuk janë vërejtur problematika.