Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi ditë më parë për përkeqësim të kushteve të motit për përiudhën kohore 20-23 dhjetor.
APD njofton se për pasojë, situata e krijuar në orët e fundit ka krijuar problematika në veprimtarinë portuale, kryesisht në nisjen/ mbërritjen e e trageteve të linjës Durrës-Bari/Ankona.
Trageti i linjës Durrës-Bari(Aurelia), i parashikuar për t’u nisur në orën 12:00 të mesditës së sotme, është nisur në orën 15:20, për shkak të erës së fortë dhe detit të trazuar.
Në Terminalin Lindor është pezulluar përkohësisht përpunimi i dy anijeve tregtare, si pasojë e motit të keq.
Ndërkohë, anija konteinerike “X Press Shannon”, ndodhet në radë, në pamundësi për t’u akostuar në kalatë për shkak të erës së fortë.
Drejtoria e Përgjithshme Detare, Kapiteneria e Portit të Durrësit, Dispeçeria e Autoritetit Portual etj, po monitorojnë situatën e krijuar deri në përmirësimin e kushteve të motit dhe rikthimit të normalitetit.