Një situatë e rënduar është krijuar në Durrës, pas reshjeve të shiut që përfshin qytetin pasditen e sotme.

Një nga zonat më problematike është lagja nr.18, pranë stadiumit.

Siç duket dhe në videon e mëposhtme që “DurrësLajm” po publikon, rrugët janë përmbytur dhe uji ka mbërrituar në disa centimetra, pothuajse në lartësinë e trotuarëve, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Durrësi është përfshirë ditën e sotme nga reshje shiu dhe erë e fortë me shpejtësi deri në 13 m/s, duke shkaktuar thyrjem e disa pemëve dekorative.