Për shkak të motit të keq dhe dallgëve të larta në një det të “tërbuar” që përfshinë Durrësin ditën e martë më 30 tetor, traseja e rrugës kur shkon te baza e Bishtit të Pallës u dëmtua.
Menjëherë ka ndërhyrë Bashkia e Durrësit dhe ndërmarrja “Rruga” që dërguan punonjësit dhe fadromat për të rikthyer normalitetin në një kohë shumë të shpejtë.
Ky segment rrugor rreth 500 m goditet shpesh nga dallgët. Është ndërhyrë në argjinaturën e lumit Erzen me ekskavator për rindërtimin e trasesë në Jubë, tha Prefekti i Durrësit, Roland Nasto për ATSH.





