Era e tërbuar që ka përfshirë qytetin e Durrësit në orët e fundit të kësaj të premteje ka thyer një nga palmat në bulevardin “Epidamn”.

Siç duket nga video që “Durrëslajm” po publikon, palma është thyer më dysh dhe ka rënë mbi tavolinat e një lokali.

Fatmirësisht në atë moment nuk ka pasur kalimtarë aty pranë apo klientë në ambientet e jashtme të lokalit sepse në të kundërt, thyerja e palmës mund të kishte pasoja edhe më të rënda.