Reshjet e shiut sot kanë penguar përkohësisht përpunimin e tre anijeve, që po shkarkojnë 10.400 ton kripë, çimento dhe sojë gjithsej, ndërsa në kalatën 10 të portit vijon përpunimi i 2550 ton skrap. 

Punonjësit e Sektorit Operativ të Mirëmbajtjes Teknike përfunduan paradite riparimin e një defekti në një nga vinçat në kalatën 5.

Dy tragete të linjës Bari – Durrës janë ankoruar pa probleme në terminalin përkatës, ndërsa në orët e pasdites ka mbërritur trageti që vjen nga Ankona.