Vazhdon vala e motit të keq në zonën më të gjerë të Milanos.
Mëngjesin e sotëm, një vajzë 16-vjeçare ka humbur jetën në një kamp pranë qytetit të Brescias në Lombardi. Vajza është shtypur teksa flinte në çadrën e saj nga një pemë e rrëzuar nga era e fortë.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni shprehu solidaritetin e saj me familjen e 16-vjeçares.
“Çështja kryesore është nevoja për ndërhyrje për të forcuar kushtet e sigurisë në të gjitha zonat e vendit. Nevojiten shuma të mëdha dhe shpesh nuk ka ndikim pozitiv të menjëhershëm në opinionin publik. Kur një tragjedi shmanget nga një fatkeqësi natyrore, askush nuk mëson për të”, tha kryeministri italian.
07/25/2023 Milan, Italy
— Feher_Junior (@Feher_Junior) July 25, 2023
Bad weather in Milan, streets flooded and overgrown with trees: city paralyzed, all roads closed City in chaos after the night storm. Dozens of closed roads Damage in Milan A city in chaos. On Tuesday morning Milan woke up paralyzed by the storm that hit… pic.twitter.com/X4KG0j9n2T