Një valë e fuqishme e motit të keq, me fenomene ekstreme ka goditur Lombardinë, Itali.

Paraditen e së premtes, në zonën verilindore të Milanos, zjarrfikësit kryen rreth 110 ndërhyrje, për shkak të përmbytjeve dhe rënies së pemëve pas “bombës” së dhunshme të motit të keq.

Banorët filmuan gjithashtu mbërritjen e një tornadoje midis Cernusco sul Naviglio dhe Gessate.