Moti i keq në Sardenjë duket se nuk po njeh përmirësim dhe së fundmi ka shkaktuar rrëshqitje dheu dhe përmbytje në qendrat e banuara.
Tre persona kanë humbur jetën në Sardenjë, si pasojë e motit të keq. Në komunën e Bitti-t, një i moshuar që është mbytur në shtëpinë e tij dhe një burrë që ndodhej në makinë kur u rrëmbye bashkë me të nga një lum balte.
Në të njëjtën komunë, skuadrat e shpëtimit po kërkojnë dy të zhdukur. Kryebashkiaku ka urdhëruar evakuimin e zonave të ulëta, ku në përmbytjet e 2013-s u regjistruan 19 viktima.
Alarmi ka përfshirë edhe zona të tjera të Sardenjës, përfshirë Baronian dhe Cedrinon. Zyrtarët ndërkohë rekomandojnë kufizimin e daljeve jashtë për banorët.
Moti i keq ka prekur edhe Cagliarin ku janë regjistruar shumë telefonata për ndihmë në kazermat e zjarrfikësve. Në zonat bregdetare ndërkohë dallgët kanë qenë të larta dhe janë mbytur disa peshkarexha.