Një sërë stuhish të forta që janë shtrirë që nga Arkansas e deri në Ohio i përmbytjeve që kanë shkkatuar dëme të mëdha materiale teksa ka patur edhe tornado.

Tenesi është shteti i goditur më rëndë nga moti i keq ku 10 viktima janë regjistruar në të gjithë pjesën perëndimore të vendit.

Dy persona u vranë për shkak të përmbytjeve në Kentaki, sipas guvernatorit të shtetit Andy Beshear, duke përfshirë edhe një fëmijë.

“Përmbytjet kanë arritur nivele rekord në shumë komunitete,” shkroi guvernatori i Kentakit, në mediat sociale të shtunën, duke u kërkuar banorëve që të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Qindra rrugë në të gjithë shtetin ishin të pakalueshme për shkak të përmbytjeve, pemëve të rrëzuara ose rrëshqitjeve të dheut.

Sipas mediave lokale dhe autoriteteve persona kanë humbur jetën në Misuri, një në Indiana dhe një pesëvjeçar u gjet i pajetë në një shtëpi në Little Rock, Arkansas.

Në këtë shtet, por edhe në Arkansas më shumë se 100,000 klientë kanë mbetur pa energji elektrike.