Një ngjarje e paprecedentë ndodhi këtë mëngjes në kryeqytet për udhëtarët e linjës Tirana e Re.

Teksa reshjet e shiut shkaktuan trafik të rënduar, autobusët pësuan defekt duke i lënë udhëtarët në mes të rrugës.

Sipas raportimeve, të paktën dy autobusë u prishën, duke detyruar udhëtarët të presin në mes të shiut.