Reshje të dendura shiu dhe furtunë në qytetin e Korçës. Uji ka vërshuar nëpër rrugë duke shkaktuar probleme dhe vështirësi për qarkullimin e automjeteve.

Uji ka hyrë edhe në disa dyqane dhe garazhe në lagjen 18 të Korçës.

Për shkak të reshjeve të dendura, disa rrugë kryesore dhe dytësore në zona të ndryshme të qytetit janë përmbytur.