Qyteti i Librazhdit është përfshirë nga stuhia e shiut dhe era e fortë, çka ka bërë që karriget dhe çadrat e bizneseve të “fluturojnë” në qendër të qytetit.

Ka qenë kryebashkiaku Mariglen Disha, i cili ka bërë publike në Facebook pamjet që ka lënë pas stuhia, ndërsa paralajmëron se e keqja nuk ka mbaruar ende.

Duke iu referuar IGJEUM, Disha thekson se gjatë natës pritet përkeqësim i mëtejshëm i motit, prandaj qytetarët duhet të bëjnë shumë kujdes.

Ai fton të gjithë banorët e Bashkisë së Librazhdit që të telefonojnë në nurmin e zjarrëfikëses 128 për çdo problem që mund të kenë.