Sinoptikanët parashikojnë një mot edhe më të ftohtë nga se kemi përjetuar gjatë ditës së sotme. E marta do të jetë dita më e ftohtë që ka mbajtur deri më tani këtë dimër. Në zonat malore, temperatura minimale do të shkojë deri në -15 gradë Celcius, ndërsa në Tiranë deri në -5 gradë Celcius.
Ulja e temperaturave do të sjellë ngrica në të gjitha rrugët e vendit, ndaj këshillohet shtyrja e udhëtimeve në zonat malore. Sipas parashikimeve, gjatë kësaj jave nuk do të ketë reshje shiu, ndërkohë që në datat 20 dhe 21 janar priten rritje graduale të temperaturave.





