Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, përmes një deklarate për shtyp, ka dhënë një raport të detajuar në lidhje me situatën e furnizimit me energji elektrike në të gjithë vendin, ku vërehet edhe ndërprerje e energjisë elektrike në disa zona të thella malore për shkak të motit të keq.
Sipas OSHEE, ekipet e saj, me rreth 1 867 punonjës nga 10 drejtoritë rajonale, janë në terren dhe po ndjekin me përparësi situatën e furnizimit me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve, pas problemeve të shfaqura në rrjetin elektrik të vendit me uljen e temperaturave dhe rikthimin e reshjeve intensive të shiut dhe borës në zonat malore.
Aktualisht, 11 fidera janë të stakuar për shkak të probleme të motit, ndërkohë që në mëngjes numri i tyre ishte 35.
Problematikat më të mëdha janë vërejtur në zonën e Burrelit, Korçës dhe Kukësit. Në Burrel po punohet për zëvendësimin e dy transformatorëve të dëmtuar në fiderin e Sllovës, në drejtim të Peshkopisë. Ndërkohë, në zonën e Korçës dhe Kukësit është bërë i mundur riparimi i defekteve në disa fidera dhe vazhdon puna për riparimin e defekteve të tjera.
Zonat pa energji, sipas rajoneve janë:
- Rajoni i Burrelit: Arras, Fushë Çidhe, Lazrej, Mustafë, Bardhaj, Lufaj
- Zona e Lushnjes: Ballagat
- Rajoni i Durrësit: Golem, Hamallaj
- Rajoni i Elbasanit: Papër, Bradashesh, Lunik, Polis, Cërrunjë, Rrajcë, Orenjë, Stravaj
- Rajoni i Fierit: Lagja “Kryengritje” Fier
- Zona e Gjirokastrës: Lazarat
- Rajoni i Korçës: Çërravë, Vloçisht, Voskopojë, Liqenas, Buçimas, Trebinjë
- Rajoni i Kukësit: Lekbibaj, Pac, Kam, Nikolicë, Mamëz, Suroj, Vile
- Rajoni i Shkodrës: Arrëz, Miliska, Koman, Kelmend, Lezhë
- Rajoni i Tiranës: Mullet, Shëngjergj, Zall Bastar
- Rajoni i Vlorës: Gorisht, Vranisht





