Një tornado e fuqishme, e ndjekur nga shiu dhe breshri, ka goditur Catanian, Itali, duke shkaktuar dëme serioze.
Të plagosur kanë mbetur disa persona. Autoritetet u rekomandojnë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm e të mos dalin nga shtëpia përveçse për arsye urgjente. “Qytetarët këshillohen që të mos dalin jashtë përveç për arsye urgjente”, thuhet në faqen e bashkisë në Facebook.
Tornado gjithashtu dëmtoi shtëpitë dhe bizneset. Janë raportuar disa pemë të shkulura dhe llamba të rëna në rrugë. Asnjë nga të plagosurit e shpëtuar, për momentin nuk është shtruar në spitalet e qytetit.





