Moti i keq dhe era e fortë që ka shkaktuar dallgëzim të madh kanë sjellë pezullimin e lundrimeve të linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas.
Burime nga Kapitaneria e portit të Durrësit bëjnë me dije se trageti i lenjes Adria Ferries nuk do të niset mbrëmjen e sotme nga Durrësi dhe po ashtu trageti i kompanisë GNV nuk do të niset nga Bari.
Gjatë ditës së dielë pritet të mbërrije ne port trageti i kompanis Ventouris Ferris ndërsa në dreke pritet trageti i linjes Ankona-Durrës.
Ndërkohë peshkarexhat dhe anijet e tonazhit të vogël kanë anulluar lundrimet në drekë, për shkak të pamundësisë për të lundruar.





