Moti i keq dhe shirat e dendura të dy ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit. Nisur nga kjo situatë, Ministria e Arsimit ka bërë me dije se është vendosur pezullimi i mësimit në 27 shkolla, kryesisht në zonat e përmbytura.
Sipas ministres Lindita Nikolli, mësimi do të pezullohet për 5 ditë në 5 shkolla në Vlorë, 2 në Kamëz, 3 në Dibër, 2 në Kukës dhe në 1 shkollë në Krujë.
Në shkollat ku nuk do të rifillojë mësimi nesër për shkak të përmbytjeve, do të ketë një njoftim të dytë për zëvendësimin e orëve të humbura.
Ndërkohë, në shkollat e tjera që nuk janë të prekura, mësimi do të vijojë normalisht ditën e nesërme pas ndërprerjes javën që sapo kaloi për shkak të motit të keq.





