Java ka nisur me reshje intensive shiu, duke krijuar pengesë në përpunimin e mallrave në portin e Durrësit.
Sipas informacioneve nga APD, është pezulluar përkohësisht përpunimi i dy anijeve të ankoruara në kalatat 1 dhe 5, të cilat shkarkojnë çimento dhe ure’.
Anijet tregtare “Vectis Isle” dhe “NS Sprinter” përkatësisht me 3131 tonë ure’ dhe 1705 tonë çimento, sot paradite nuk e kanë nisur ende përpunimin e mallrave.
Tragetet “AF Marina” dhe “Rigel II” që operojnë në linjën Bari – Durrës dhe të tragetit “Ana” të linjës Ravena – Durrës, janë akostuar sipas orarit të parashikuar.
Me përmirësimin e kushteve atmosferike do të rinisë aktiviteti normal i punës.