Për shkak të motit të keq me erë të fortë që pritet të fillojë natën e sotme, ditën e nesërme më 23 mars do të pezullohet lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës në të dyja drejtimet.

Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme Detare bën me dije se ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese duke nisur nga ora 06:00 e ditës së diel.

Anija e linjës Ankona -Durrës -Ankona do të operojë normalisht, po ashtu edhe tragetet e linjes Sarandë-Korfuz-Sarandë do të vazhdojne të operojnë normalisht.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 25.03.2025.

Njoftimi i plotë i DPD-së kushtet hidrometeorologjike gjatë datave 23 – 25 mars 2025:

🔴Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike, gjithë bregdetit shqiptar,duke filluar nga ora 08:00 datë 23.03.2025, do të përfshihet me erë të fortë në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri 8-9bft me shpejtësi deri 25-40m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4.50 metra.

🔴Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

🔺NDALOHET PAISJA ME LEJE-NISJE I MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TE PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË NË DET TË HAPUR DUKE FILLUAR NGA ORA 06:00 DATË 23.03.2025.

🔺TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT TË MARRIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

🔺Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, do të anullohet deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike detare e cila do të jetë mbas orës 22:00 të datës 24.03.2025.

🔺Anijet pasagjere të linjës Durrës-Bari-Durrës do të nisen ditën e sotme nga të dyja drejtimet dhe ditën e nesërme do të pezullohen.

🟢Anija e linjes Ankona -Durres -Ankona do të operoje normalisht.

🟢Tragetet e linjes Sarandë-Korfuz-Sarandë do të vazhdojne të operojne normalisht.

✅Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 25.03.2025.