TIRANE-Moti i keq me reshje dhe erë të forte ka sjellë probleme me furnizimin me energji elektrike në të gjithë veriun.
Kështu raportohet se ka dëmtime të linjave të tensionit të lartë dhe të tensionit të mesëm thuajse në të gjitha zonat rurale.
Brigada të Operatorit të Sistemit të Transmetimit po punojnë për riparimin e defekteve të linjave të tensionit të lartë.
Probleme ka kryesisht në linjën Fierzë-Fushë Arrëz dhe në Kalimash.





