Në qarkun e Korçës ditën e sotme do të mbyllen të gjithë shkollat. Shkak është bërë moti i keq, me reshje bore.

Drejtoria Arsimore Rajonale Korçë, nisur nga situata tejet e rënduar nga reshjet e borës, të cilat e bëjnë të pamundur zhvillimin normal të procesit mësimor, vendos ndërprerjen e tij për datën 10.01.2018.

Qarku i Korçës përfshin Korçën, Pogradecin, Devollin dhe Ersekën.