Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohje për të gjitha ekipet që kanë punuar gjatë natës për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar.
“Mirënjohje të gjithë ekipeve që kanë punuar pa reshtur gjatë natës për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ndërsa vazhdojnë të jenë në terren në gjithë vendin për parandalimin e pasojave”,tha ai.
Gjithashtu ka një apel ndaj qytetarëve.
“Një apel edhe ndaj qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës duke shtuar kujdesin”, shprehet ai.