Ditët e fundit i gjithë vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, duke shkaktuar përmbyetje në shumë qytete kryesore.
Ndërkohë në Durrës, reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë kanë shkaktuar problemet e para në shëtitoren “Taulantia”.
Siç duket edhe në videon e mëposhtëme një pjesë e shëtitores është e mbuluar nga leshteriku dhe uji, duke e bërë të pa kalueshme për qytetarët.
Durrësi konsiderohet si një nga qytetet më problematikë gjatë motit të keq me shira, pasi për pak minuat mund të përmbyten të gjitha rrugët dhe sheshet e tij.





