Prej disa ditësh tashmë, vendi është përfshirë nga mot me shi dhe temperatura të ulëta, ndërsa mesditen e sotme në Durrës kanë rënë reshje breshëri.

Reshjet kanë zgjatur pak minuta, duke sjellë probleme në rrugë në lidhje me lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve.

E gjithë dita e sotme do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, ku në zonat bregdetare temperaturat do të shkojnë 5 deri në 13 gradë celsius.