Moti i keq me reshje shiu në qytetin e Durrësit ka shkaktuar një aksident mëngjesin e sotëm.
Një automjet i Policisë Bashkiake të Shijakut është përmbysur në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, raporton “DurrësLajm”.
Për shkak të lagështirës në autostradën Durrës-Tiranë dhe pellgjeve me ujë, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe furgoni është kthyer në një anë në mes të rrugës.
“DurrësLajm” mëson se fatmirësisht nuk raportohet për efektivë të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.





