Disa aksidente ku janë përfshirë një sërë automjetesh, janë regjistruar paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës për shkak të motit të keq.
Dy aksidente në afërsi të njëra-tjetrës kanë ndodhur pranë mbikalimit të Shën Vlashit dhe pranë urës së Nishtullës.
Aksidenti i parë ka ndodhur në sensin Tiranë-Durrës, ndërsa aksidenti tjetër në sensin Durrës-Tiranë.
Dëshmitarët e rastit kanë dërguar edhe fotot e para nga vendngjarja për “DurrësLajm”.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë që është shkaktuar edhe trafik në autostradë.
Paraprakisht dyshohet se shkak të jetë bërë lagështia në rrugë. Po ashtu, një tjetër aksident ku u përfshinë 6 automjete u regjistrua pranë Tiranës.





