Drejtoria e Përgjithshme Detare, njoftoi se si rezultat i kushteve të vështira meteorologjike anijet pasagjere të linjës Durrës-Bari -Durrës, nuk do të nisen në orarin e caktuar, por do të nisen nga të dy portet respektive në datën 26.11.2023 në mesditë. Po ashtu trageti i linjës Ankona-Durrës mbërrin nesër në Durrës në mesditë.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete që operojnë në portin e Vlorës në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë sot e ka ndërprerë lundrimin për shkak të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara.

Linja Sarandë -Korfuz-Sarandë ka vazhduar normalisht pa probleme. DPD-ja informon se të interesuarit mund të kontaktojnë agjencitë respektive për informacione të mëtejshme.