Për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq në zonën e Shkodrës, Ministria e Arsimit njofton se procesi mësimor nuk do të zhvillohet as nesër në 14 shkolla të këtij qarku.
Nga këto shkolla vetëm njëra prej tyre është shkollë qendër, ndërsa 13 të tjerat janë shkolla në rrethe.
Në një postim në Facebook, ministrja Evis Kushi ka sqaruar se orët e mësimit të këtyre ditëve do të zëvendësohen në vijim.
Shkollat ku nuk do të zhvillohet mësim nesër:
- Shkolla “Mehmet Shpendi”, Shalë
- Shkolla “Theth”, Shalë
- Shkolla “Gimaj”, Shalë
- Shkolla “Dom Prek Ndrevashaj”, Shosh
- Shkolla “Palaj”, Shosh
- Shkolla “Nicaj”, Shosh
- Shkolla “Kir”, Pult
- Shkolla “Kasnec” , Pult
- Shkolla “Pog” , Pult
- Shkolla “Bruçaj”, Pult
- Shkolla “Plan” , Pult
- Shkolla “Maja e Thanës” , Pult
- Shkolla “Xhan” , Pult
- Shkolla “Kuc” , Pult
Gjithashtu Ministria e Arsimit bën me dije se strukturat arsimore vijojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me bashkitë dhe shtabet e emergjencave të ngritura nëpër qarqe.