Kjo e hënë e ka gjetur Shqipërinë me një mot që më shumë i ngjan dimrit sesa muajit korrik.

Përveçse reshjeve të shumta dhe breshërit në shumë zona, era ka qenë një tjetër fenomen që sot e ka shfaqur me forcë natyrën e saj. Kështu në qytetin e Fierit, era ka qenë mjaftueshëm e fortë saqë ka hedhur në tokë dhe pemët, siç dëshmojnë këto foto të Oranews.

Një rast është regjistruar në qytet, ku pema ka rënë mbi një makinë të tipit Benz. Makina ka qenë e parkuar dhe nuk ka rrezikuar jetën e shoferit… ndërkohë shiu vazhdon.