Për shkak të kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, shtyhet shembja me eksploziv e pallatit 6-katësh nr. 1062 në Durrës, që ndodhet në lagjen 7 prapa Drejtorisë së Policisë.
IKMT njofton se shembja e kontrolluar do të kryhet ditën e premte më 22 maj.
Ndërkohë, rikujtojmë dhe njëherë thirrjen për banorët e zonës (në një rreze 300 m nga vendi i shpërthimit) që nga ora 12.00 deri në orën 17.00 ditën e premte më 22 maj, të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.
NJOFTIMI
Duke ju kërkuar ndjesë banorëve të zonës, ju bëjmë me dije se për shkak të kushteve atmosferike, reshjeve të shiut dhe shkarkesave elektrike që ndikojne në masat e sigurimit teknik, shembja e kontrolluar me eksploziv e pallatit 6 katesh, nr. 1062, që ndodhet në lagjen 7, prapa Drejtorisë së Policisë, nuk do të realizohet sot, por do të kryhet ditën e premte, më datë 22 maj.
Specialistët e IKMT kanë marrë masat e sigurisë për kryerjen pa dëm të shpërthimit, megjithatë për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe subjekteve që ndodhen pranë këtij pallati (në një rreze 300 m nga vendi i shpërthimit) që ditën e premte, datë 22 maj 2020, nga ora 12.00 deri në orën 17.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre. Ju falenderojmë për mirëkuptimin.





