Moti i keq që ka përfshirë Europën ka detyruar kompanitë e fluturimit që të shtyjnë udhëtimet.

Për pasojë me dhjetëra pasagjerë shqiptarë dhe të huaj që kanë pasur destinacion Bergamon në Itali janë detyruar të presin në ambientet e areoportit ‘Nënë Tereza’ për disa orë.

Pasagjerët e linjës Tiranë-Bergamo kanë mundur të lënë Shqipërinë në orën 12:44 të së dielës nga ora 10:30 që ishte parashikuar.

Por përpos anulimit të fluturimeve, e orëve në pritje, pasagjerët e po kësaj linje janë hasur me një tjetër shqetësim.

Kompania iu ka ndërruar destinacion nga Bergamo drejt Veronës, ndërsa udhëtimi është shtyrë më të paktën 5 orë.

“Ishte sot në 10:30 të mëngjesit drejtimi Bergamo, por është ndryshuar për në Verona në orën 15:00”.

“Tani nga këtu shkojmë në Verona. Ka ndërruar avioni, presim prej mëngjesit, në orën 8:30 kemi ardhur këtu”.

Përfaqësues të kompanisë së fluturimit por edhe të Aeroportit ‘Nënë Tereza’ i thanë Ora News se shkak i shtyrjes së fluturimeve është bërë moti i keq, me konkretisht mjegulla e dendur në Bergamo.

Ky nuk është rasti i parë që kompanitë e fluturimit shtyjnë udhëtimet apo ndryshojnë destinacionet e tyre pa njoftuar më parë udhëtarët. /Ora News/