Pavarësisht kushteve atmosferike aspak të favorshme, rreth 1500 elektricistë ndodhen në gjendje gatishmërie, duke punuar për eleminimin e avarive.

Sipas OSSH-së, nga raportimi i orës 11:00, situata e furnizimit paraqitet e përmirësuar në masën 60%, në raport situatën e orës 07:30.

Ndërkohë po ndiqet me vëmendje situata e furnizimit me energji elektrike dhe problematikat në rrjet si pasojë e motit të keq me stuhi ere dhe reshje intensive që ka përfshirë vendin 24 orët e fundit.

Në terren janë angazhuar grupe të avarisë së 11 drejtorive rajonale të cilat po riparojnë defektet kryesisht në rrjetin e tensionit të ulët dhe të mesëm.

Aktualisht rajonet më të prekura nga defektet janë Kavaja, Burreli dhe Shkodra.

Defektet janë të llojit si këputje percjellësash, thyerje izolatoresh, dëmtime kabllosh, shkarkuesash, bashkime percjellsash etj.

Veshtirësi në riparimin e rrjetit paraqitet në zonat rurale pasi janë linja ajrore, në terren të vështirë, etj.